Athina: Po shkruajmë një histori të re pas daljes nga memorandumet

Punësimi, pagat, pensionet, marrëdhëniet e punës, por edhe sektori i arsimit dhe shëndetësisë janë objektivat kryesore të qeverisë për epokën post-memorandum (pas daljes nga programi i ndihmës ekonomike ndërkombëtare), deklaroi sot ministri i Financave, Euklid Tsakalotos gjatë një interviste për gazetën “Efimerida Ton Syntakton”.

“Ne po shkruajmë një histori të re pas një politike të gjatë të memorandumeve. Nuk do të jetë e lehtë, por do ta shkruajmë bashkë me njerëzit që na kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve në qeveri dhe në parti. Ne duhet të vazhdojmë me të njejtin angazhim dhe vlera për të mbrojtur punësimin, pagat, pensionet, marrëdhëniet e punës, por edhe arsimin dhe shëndetësinë “, theksoi Tsakalotos.

Ministri i Financave deklaroi se qeveria nuk do t’i harrojë kohët e vështira dhe sakrificat e popullit grek por gjithashtu edhe pritshmëritë e tyre.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU