Atentati në Elbasan/ Mjekët: Luan Muça në rrezik për jetën, një i plagosur ka lënë spitalin

Përmes një deklarate mjekët e Spitalit të Traumës në kryeqytet kanë komunikuar disa detaje në lidhje me gjëndjen e të plagosurve të ngjarjes së ditës së djeshme në Krastë të Elbasanit. Mjekët bënë me dije se njëri prej të plagosurve ka lënë spitalin. Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Muça.

Ndërkohë, sipas mjekëve dy të plagosur të tjerë janë në gjëndje të stabilizuar teksa në kushte të rënda është shtetasi Luan Muça.

Mjekët kanë shtuar se, 3 nga të plagosurit e sulmit të djeshëm ndodhen ende në repartin e reanimacionit.

Gjendja e pacientëve:

Luan Muça, 47 vjeç aktualisht ndodhet në reanimacion në gjëndje të rëndë

Ferit Muça, 41 vjeç ka një plagë në kokë dhe një tjetër në gluteale, aktualisht ndodhet në reanimacion

Bujar Reshka, 40 vjeç mbahet nën kontroll me oksigjen pas dëmtimeve në mushkëri

Bledar Muça është i plagosuri që ka lënë spitalin e traumës

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU