Një shqiptar është ekzekutuar me armë në orët e mesnatës në kryeqytetin italian, Romë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta.
Siç shkruajnë mediat italiane, viktimë ka mbetur një shqiptar 43 vjeç është qëlluar me 4 plumba në zonën e Romanina. Ai ka marrë plumba në këmbë dhe në pjesën e legenit.
Mësohet se persona të paidentifikuar e kanë qëlluar atë për vdekje nga një makinë në ecje. Të paktën kështu kanë treguar dëshmitarët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Simeri Crichi” në Romë.
Menjëherë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë krim, por ende nuk ka të dhëna për autorët. /b.d