Atentat në Lushnje, ekzekutohet me armë zjarri 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Shegas të Lushnjes.

Viktima është identifikuar si Qemal Alla, ish-kryeplak i këtij fshati.

Ai u qëllua me armë përpara derës së banesës së tij nga persona të panjohur.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU