Një deputet nga Çeçenia u qëllua për vdekje, ndërsa momenti i vrasjes u filmua nga kamerat. Magomed Askhabov u qëllua për vdekje nga një njeri i armatosur dhe i panjohur, duke përfunduar me makinën e tij jashtë rrugore.
Kamerat e sigurisë treguan një tjetër automjet që ecte së bashku me mjetin e z. Askhabov në të majtën e tij.
Goditja vjen papritur dhe gjaku i deputetit shpërthen në xhamat e përparmë të mjetit.
Z. Askhabov, kreu i komitetit për marrëdhëniet me vendin, ishte në rrugë teksa shkonte në punë në qytetin Grozny të premten, kur u qëllua përmes dritares së automjetit.
Sulmuesi ende nuk është identifikuar. Shefi i republikës çeçene Ramzan Kadyrov tha se në bazë të informacionit “të marrë nga burime të shumta të pavarura, si dhe raportet e agjencive të zbatimit të ligjit”, vrasja e Askhabov nuk ishte politike.