Asnjë gjurmë nga 33-vjeçari, vëllai i drejtohet policisë

Një 33-vjeçar nga Tirana rezulton i zhdukur prej dy ditësh.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh.D. Vëllai i tij ka kërkuar ndihmë në polici një ditë më parë.

Ai ka deklaruar se vëllai ëhtë larguar nga banesa dhe kanë humbur çdo kontakt.

Po ashtu, edhe të afërmit e tjerë nuk kanë asnjë të dhënë për vendodhjen e 33-vjeçarit.

Policia ka dhënë informacion në pikat kufitare për këtë shtetas por nuk jepen të dhëna nëse ai mund të jetë larguar jashtë vendit.

Policia vijon veprimet e mëtejshme për gjetjen e 33-vjeçarit. Aktualisht, po hetohet edhe ndonjë konflikt i mundshëm i tij./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU