Asnjë analist grek s’u bë me Shqipërinë, gjysma e analistëve shqiptarë u bënë me Greqinë

Analisti, Shaban Muarti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij online, ka nxjerrë në pah atë që shumë qytetarë dhe njerëz me sens patriotik për vendin dhe aspak nacionalist, kanë ndjerë në këto ditë debatesh mes mjaft politikanësh kryesisht të opozitës dhe një grushti analistësh rreth tyre, të cilët për asnjë çast nuk vlerësuan vendin e tyre por vetëm i thurën himne Greqisë. Dhe këtë e bënë nga verbëria e urrejtjes që kanë ndaj kryeministrit Rama. Interesat e Shqipërisë kapëërcejnë Ramën dhe çdo kryeministër. Por këtij takëmi politikanësh dhe analistësh as që u intereson kjo, ndonëse janë pasuruar duke rrjepur para nga buxheti i shtetit në kurriz të taksapaguesve, qoftë edhe qeveria Rama. Më poshtë po botojmë të plotë shënimin e analistit, Shaban Muarti:

Këshilla për miqtë:

“Në debatin e ri midis Shqipërisë dhe Greqisë asnjë media greke, asnjë analist grek dhe asnjë politikan grek nuk u bë me Shqipërinë, por gjysma e mediave shqiptare, gjysma e analistëve shqiptarë dhe gjysma e politikanëve shqiptarë u bënë me Greqinë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU