Asambleja e PS/ Rama: Edhe pse në kundërshtim me statutin debati do bëhet publik

Ka përfunduar Asambleja Kombëtare e PS-së, pas më shumë se 6 orësh punime. Në dalje të sallës ku u mbajt asambleja, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, dha një prononcim të shkurtër, duke thënë se të gjitha vendimet që janë marrë në Asamble, do të publikohen pas pak në faqen zyrtare online të Partisë Socialist. Kryeministri Rama përmes një statusi në rrjetin social ka shkruar se Asambleja mbylli detyrën e saj me një debat të bukur, që sipas kreut të selisë rozë, do të publikohet në kundërshtim me statutin.

Asambleja mbylli mandatin me nje debat te bukur demokratik qe meriton te behet publik ne kundershtim me statutin:-) Flm secilit #‎KrenarPerPS‬“- ka shkruar Rama.

Se cilat ishin vendimet dhe cilat ishin diskutimet, mendimet apo sugjerimet, pas maksimumi dy orësh cfarë është thënë do ta gjeni në faqen online në PS. Nuk jund të them asnjë gjë, sepse nuk dua të shtrembëroj asgjë. Keni 6 muaj që keni thënë cdo gjë për PS. Por tanimë keni rastin ta shikoni atje, se si dhe sa demokraci ka  në PS, si dhe sa ka probleme etj.”- tha Ruçi.

Asambleja ka votuar projek-statutin e ri të PS, i cili do të shkojë në Kongres për miratim. Në lidhje me referendumin e kërkuar nga Kryeministri Rama, verdikti i mbetet Kongresit të selisë rozë më 19 mars.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU