Asamblea/ Rama: Unë përgjegjësi kryesor për kohën e humbur me ata që kemi përballë

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek akuzat e opozitës gjatë fjalimin në Asamble.

Ai tha se është humbur shumë kohë duke u marrë me ato që i quajti “lehjet” e opozitës.

Rama tha se ai vetë është përgjegjësi kryesor për humbjen e kohës që sipas tij i duhet kushtuar atyre që i mbajnë në krah, dhe jo kukndërshtarëve.

“Kemi humbur shumë kohë, unë jam përgjegjësi kryesor, kemi humbur shumë energji, nganjëherë duke u marrë me ata që kemi përballë se me ata që na mban në krahë, kjo do të ndryshojë. Vëmendja jonë do jetë te ata që na mbajnë në krahë. Me ata që kemi përballë, në fakt as përballë nuk i kemi, përballë kemi rrugën që duhet të përshkojmë për ata që na mbajnë në krah. Të rrish të kthehesh për ata që janë shumë pas dhe lëshojnë gjithëfarë lehjesh, është e padrejtë për njerëzit”, deklaroi Rama./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU