Artan Hoxha akuza të forta Kryeprokurorit Llalla: Shantazhon dhe kërcënon gazetarët

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka akuzuar Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe kryeprokurorin e Prokurorisë për krime të rënda Besim Hajdarmata, për shantazhe dhe tentativa për t’i mbyllur gojën. Në një postim në faqen e tij zyrtare, Hoxha ka thënë se ka kaluar rreth një vit që pas arrestimit të tij dhe celularët e sekuestruar nuk i janë kthyer akoma. Sipas tij, qëllimi i tyre ka qenë për t’u çuar një mesazh të gjithë gazetarëve që mundohen t’u prishin humorin.

Postimi i plotë:

“Miku im, disa histori jane teper te verteta per tu treguar….”

Si sot fiks nje vit me pare….perfaqesuesi i prokurorise me thote se eshte thjeshte nje procedure qe zgjat vetem 5 minuta!!!!
Ka kaluar fiks nje vit e 5 minuta dhe procedura ende nuk ka mbaruar. Pse-ne e dine dy bigbosat-at e organit te hetimit shqiptar, prokurori pergjithshem Adriatik Llalla dhe kryeprokurori i prokurorise per krime te renda Besim Hajdarmata.Kryeprokurori qe cdo vit deklaronte se do bente disa superarrestime te medha ne vjeshte, ne fakte te vetmin “arrestim” te bujshem qe beri, ishin dy celularet e mi te “arrestuar” mesnaten e 15 shtatorit 2016, duke zbardhur 16 shtatori 2016.
Hej, big-bosa te hetimit shqiptar, ka kaluar plot nje vit, cfare dreqin jeni duke bere me dy telefonat e mi?!!! Me ka marre malli per ta. Brenda tyre jane gjithe kontaktet e mia me miqte, shoket, informatoret, persona ne kerkim apo te lire, qe tashme i kam humbur. Tani kur ka kaluar nje vit i tere, per dreq i kam harruar kodet e sigurise, edhe po te dua ti hap telefonat, nuk do te mundesha.
Po cfare dreq sekreti dekonspirova ate nate te Opinion i Fevzos?!!!
Thashe se:”Piloti italian Guido Andrea Guidi kishte zbarkuar ate mengjes me avionin e tij, per te inauguruar pisten e re te narkotrafikut ne grykederdhjen e lumit Ishem, dhe se ne kthim do te merrte 200 kilogram kannabis”.
Kaq ishte, kaq thashe.
Po cfare ndodhi gjate javeve ne vijim?
Piloti italian, pasi shijoi per 5 muaj kovalishencen qeveritare ne Durres u la i lire ne hallin e tij. E njejta gje edhe me avionin e trafikut, nje muaj pas pilotit edhe ai iu kthye mbrapsht kompanise italiane. Saimir Tahiri u largua nga minister i brendshem, dhe nje muaj pas tij u largua nga detyra drejtori i policise kriminale Ardian Cipa, drejtoti i policise se Durresit Perlat Cullhaj, etj. Hetimet u arshivuan, te pandehurit, te akuzuarit, te dyshuarit u lane te lire ne jeten e tyre. Te vetmet “prova” nen hetim ngelen dy celularet e mi.
Hej, big-bosa, ndajeni mendjen, keni tejkaluar cdo norme, germe dhe afat te parashikuar nga ligji shqiptare. Keni lene te lire pilotin dhe avionin qe do ngarkohej me droge, dhe mbani ende ne laboratorin kriminalistik dy telefonat e mi, pa asnje motiv dhe duke shkelur haptazi ligjin. Nuk jam as narkopiloti, as pronari narkoavionit, as porositesi i kannabisit dhe as nderlidhesi i narkotrafikut!!! Jam thjeshte denoncuesi publikisht i narkotrafikut me licence shteterore.
Big-bosa, kupa u mbush, loja mbaroi, mesazhin tuaj e kuptova qarte. Keni patur kohe plot nje vit, ti hapni, zbertheni, deshifroni per te gjetur “proven” qe gjoja eshte fshehur brenda tyre.
Tani boll. Duhet te mi ktheni pas. Jane prone e imja. Jane mjete te punes sime te perditshme. Brenda tyre nuk ndodhet asnje “prove” kriminale.
Vartesit tuaj me premtuan ne studiot e Tv Klan se do kishim vetem 5 minuta pune. Por ne fakt me mbajtet plot 5 ore ne prokurorine per krime te renda. Me keni pyetur sa jeni lodhur dhe u jam pergjigjur me mbi 5 faqe deklarime te hollesishme(edhe pse nuk kisha asnje detyrim ligjor te jepja deklarime pa pranine e avokatit).
Ne mbi 20 vitet e mia si reporter i kriminalitet, u kam sjelle aq shume prova e fakte per te hetuar ne lidhje me ngjarje te renda te ndodhura ne kete vend, sa nese do ti kishit zbardhur do te mjaftonin per te mbushur njerin prej 12 burgjeve qe ka Shqiperia.
Me tentativen qe bete per te me shantazhuar, trembur e mbyllur gojen mua dhe njekohesisht duke u cuar nepermjet meje nje mesazh kolegeve te mi qe u prishnin humorin, deshmuat plotesisht se cili ishte qellimi i vertete i ketij hetimi.

SHENIM:
Titulli i shkrimit eshte shkeputur nga keshilla qe nje zyrtar i larte i Uashingtonit, do t’ia thoshte gazetarit investigativ Gary Webb, fitues i cmimit Pulitzer per zbulimin e perfshirjes se CIA-s,ne trafikun nderkombetar te kokaines, financimin me parate e trafikut te droges te guerriljeve kontras ne Nikaragua dhe shitjen e narkotikeve afroamerikaneve,ne lagjet e varfera ne Los Angeles….
Ne fakt kur e mendon nuk e ka patur keq….

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU