Si ma grabitën lavatriçen

Nga Artan Fuga

U shtua ne Tirane taksa per infastrukturen arsimore. Takse mbi takse.

E mo, tha kryetari i pushtetit te qytetit, ju kemi marre sa te pinit nje kafe ne muaj! Nje pickim i vogel ne lekure.

Nje ekonomist i erdhi pas midese duke deklaruar qe kjo mase eshte e shkelqyer sepse edhe ul sasine e kafeines ne gjak, por edhe vocrraket mesojne me mire.

Pastaj na hoqen dhe nje kafe tjeter per taksa te tjera, tani dhe te fatura e ujit…na hoqen nje kanoce coca – cola ne muaj, por nga ato te blera ne hotel lluksoz.

Arsyetojme:

Po le ta marrim cmimin e kafes 1000 leke te vjetra. 12.000 leke ne vit. Per 15 vjet bejne 300 mije leke. Sa cmim i nje lavatriceje. Me nje fjale deshen si lypsare nje kaf qyl por ne fakt me grabiten lavatricen e re qe aq e ka jetegjatesine e amortizimt, 15 vjet.

Me kerkoi nje kafe kryetari i qytetit ku jetoj, por ne fakt sapo i jepja kafen, ata me grabiten lavatricen e re.

Tani me nje kafe tjeter qe ma kerkojne perseri te mos e pi per faturimin e taksave ne shpenzimet e ujit, pra 1000 leke te tjera, po me grabisin per 15 vjet edhe frigoriferin e ri.

Pak nga pak, kafe pas kafeje, po me marrin lavatricen, frigoriferin, soben, boljerin e dushit, mullirin e kafes, bicikleten, po me zhveshin lakuriq, iku fshesa me korrent, kostumi i ri, na kane zhvesh me brreke, sytjena dhe kanatjere.

Me kete metoden qe pa pike ndrojtje dalin ne rruge a televizor dhe lypin : na jep nj kafe o burre! Si behesh! Sikur cfare po te kerkojme!

Le te marrin edhe televizorin qe e mos i shoh dhe degjoj me mashtrimet me nje kafe qyl!!

Ore, vec sahanlepiresve, a ka gazetare, po ekonomiste te ndershem ka ky vend qe te bejne llogarite???

Perleshen po t’u vije njeri te dera e t’u thote: “Ma jep lavatricen qen!” Por te japin lavatrice, uturake, krevate, televizor, kur ua marrin me lezet pa u ndjere, pak e nga pak, duke u kerkuar kafe pas kafeje.

Dhe me leket qe u marrin derdhin beton mbi bar…

Ore mos jemi bere komb debilash ne?

Po qytetare a ka ? Apo me ka rene te jetoj ne nje vend ku qytetari kafen ta jep perdite pa problem sepse eshte dehur me pare me raki?

E si hovarda qe eshte e rrejne duke i thene : “Na qit nji kafe me bisht !”, por ne fakt i grabisin lavatricen…

Nuk me mbetet vec te therras : si e doni kafen? Me shume a me pak? Sade apo te hidhur? Me bisht apo te thate? Te gjate apo streto? Filter apo ekspres?

Bejini budallenj keta idiotet !

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU