Arsyetimi: Pse “30 deputetë nuk e lënë dot mandatin”

Deputeti i PS-së, Alket Hyseni dhe ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi të ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 thanë se mes deputetëve të opozitës që janë zotuar të lënë mandatin do ketë rrjedhje. Hyseni përmendi numrin 30, ndërsa Klosi e vuri theksin tek ata individë që e dinë se nuk zgjidhen më në këtë post.

Alket Hyseni: Këtu do jemi, mbi 30 veta nuk do ta pranoni vendimin e liderit. I vetmi person që duhet të jepte dorëheqjen është kryetari juaj

Fatos Klosi: Është hera e parë që e dëgjoj. Kam bindjen se asnjëri nga deputetët nuk janë për popullin, por për karrierën e tyre. Në opozitë ka shumë njerëz që mendojnë që nuk zgjidhen më. Ata nuk e lënë mandatin. Do dalin shumë firo rrugës

Spartak Ngjela: Kjo është qesharake për gjithë botën nuk ka ndodhur asnjëherë

Anila Basha: Pse nuk bëni mocion mosbesimi ndaj kryeministrit?

Ervin Salianji: Moj zonjë por aty në atë Parlament s’ka njerëz politikë. Ata janë njerëz që ngrenë vetëm dorën. Janë deputetë liste

Alket Hyseni: Unë mendoj që opozita i duhet këtij vendi, kanë në radhët e tyre disa njerëz me vlera. Unë them që s’ka djegie mandati

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU