Arsyet se përse personat e mençur kanë dëshirë shpesh të qëndrojnë vetëm

Keni pasur ndonjëherë një dëshirë për të ikur larg, diku ku nuk është askush, për të qenë vetëm? Nëse po, atëherë ju jeni shumë i mençur dhe shkencëtarët kanë diçka për të thënë rreth kësaj.

Shkencëtarët nga Universiteti i Singaporit dhe Shkollës së Ekonomikut dhe Shkencave Politike në Londër, kryen një studim për të gjetur një lidhje në mes të vendit ku njerëzit jetojnë dhe asaj se sa të kënaqur janë me jetën.

Doli se sa më të lartë që e kanë nivelin e inteligjencës njerëzit që jetojnë në qytete të mëdha, aq më pak të lumtur janë ata, transmeton Gazeta Express.

Përderisa shumica e njerëzve ndjehen të lumtur kur janë të rrethuar nga miqtë, ata që janë shumë të mençur në fakt ndjehen më rehat vetëm. Por pse ndodh kjo?

Shkencëtarët sugjerojnë se njerëzit e tillë nuk ndjehen rehat në mesin e shumë njerëzve për shkak që truri ynë i është përshtatur evolucionit për të bashkëvepruar me jo më shumë se 150 njerëz.

Kjo i bie se sa më i mençur një person është, aq më i parehatshëm ndjehet kur rri me shumë njerëz.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU