Arsenali shpëton nga Giroudi në fund të ndeshjes

Arsenali ka arritur të marrë një pikë në udhëtim te Southamptoni falë golit të Olivier Giroud në minutat e fundit të takimit.

Vendasti filluan takimin për mrekulli duke kaluar në epërsi qysh në minutën e tretë përmes Austinit, i cili dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit pas asistimit nga Tadiqi, që shfrytëzoi gabimin e Mertesackerit, raporton Koha.net.

Arsenali, që dominoi këtë takim, arriti të barazojë shifrat tek në minutën e 88 përmes Giroudit, që shënoi pas asistimit nga Sanchezi.

Pas këtij barazimi Arsenali vazhdon të mbajë vendin e pestë me 29 pikë, kurse Southamptoni në vendin e dhjetë ka 18 pikë. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU