“Arrestoni kryeministrin”, protesta masive kundër qeverisë në Moldavi

MOLDAVI-Mijëra persona janë mbledhur në kryeqytetin moldav, Kishiniev për të protestuar kundër Qeverisë së udhëhequr nga Partia Demokratike.

Protesta e sotme është në serinë e disa protestave të organizuara kundër Qeverisë, që janë mbështetur nga diaspora rumune dhe moldave.

Protestuesit janë të zemëruar me politikat e Qeverisë që udhëhiqet nga partia Demokratike, në krye të së cilës është miliarderi, Vladimir Plahotniuc.

Duke valëvitur flamurin e Moldavisë dhe të Bashkimit Evropian, protestuesit kanë brohoritur slogane të ndryshme si “Poshtë mafia” dhe “Dërgojeni në burg Plahotniucun”.

Kjo protestë është organizuar nga partia për Veprime pro-evropiane dhe Solidaritet, Platforma për Dinjitet dhe të Vërtetën si dhe nga Partia Liberal-Demokrate.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU