Arrestohet në Kukës kosovari, kërkohej nga Italia për përdhunim

Policia e Kukësit ka prangosur një shtetas kosovar i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg nga autoritet Italiane, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja”.

Arrestimi mësohet se është provizor me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Italian.

Specialistët e Policisë Kufitare në Morinë, bënë arrestimin provizor të shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht;

– Astrit Koçi, 41 vjeç, banues në Prizren–Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të SPK, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi përson në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali.

Autoritetet gjyqësore të Bellunos Itali, me vendim Nr. 633/2007 datë 24.10.2007, e kanë dënuar këtë shtetas me 4 vite e 8 muaj burg për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja” parashikuar nga nenet 81, 609 b, 610 dhe 612 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU