Arrestohet në aeroportin Malpensas 23-vjeçari shqiptar, kërkohej në Gjermani për vrasje

Një 23-vjeçar shqiptar i kërkuar për vrasje në Gjermani është arrestuar nga karabinierët në aeroportin e Malpensas. I riu shqiptar do të nisej në një fluturim në Tiranë, kur në zonën e kontrollit të pasaportave, në të dhënat e tij rezultone se ishte i kërkuar për vrasje nga autoritetet gjermane.

Ngjarja ka ndodhur në Aachen, Gjermani, ku shqiptari gjatë një vjedhje në një apartament, kishte goditur pronarin e shtëpisë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Sipas mediave italiane, gjatë fundjavës, tre qytetarë shqiptarë, një burrë dhe dy gra, u arrestuan ndërsa përpiqeshin të iknin në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente të rreme.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU