Arrestohet gjirokastriti, i gjejnë 100 kg drogë në shtëpi

Gjatë ditës së sotme janë gjetur dhe sekuestruar 100 kg lëndë narkotike të llojit kanabis në fshatin Nivicë të Gjirokastrës.

Burime konfidenciale për “BalkanWeb” pohojnë se lënda narkotike është gjetur në banesën e shtetasit A.G, rreth 22 vjeç, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Operacioni është kryer nga sektori i narkotikëve në DPQGJ gjatë ditës së sotme. Nuk ka ende detaje sa i takon personave të përfshirë në këtë rast, ndërsa vijojnë hetimet intensive për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU