Arrestohet ‘gjahtari’ nga Fieri, kanosi me armë 50-vjeçarin

Policia e Fierit ka arrestuar një 69-vjecar, pasi ka kanosur me armë gjahu një 50-vjecar në fshatin Darzezë.

Në pranga ka përfunduar I.G., banues në fshatin Hoxharë, ndërsa u bllokua edhe arma e gjahut e cila rezultonte pa leje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.07.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin I.G., vjeç 69, banues në fshatin Hoxharë, pasi dyshohet se më datë 08.07.2018, në fshatin Darzezë, ka kanosur me armë gjahu, shtetasin F.C., vjeç 50, banues në këtë fshat. Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut, çifte me leje. Neni 84 i Kodit Penal.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU