Arrestohet vrasësi i komisarit Artan Cuku, në kërkim 2 bashkëpunëtorët (FOTO)

Dy muaj nga ekzekutimi, policia e kryeqytetit ka ndaluar autorin e vrasjes së ish-drejtuesit të lartë Artan Cuku, ndërsa në kërkim janë dy bashkëpunëtorët.

Autori është Mikel Shallari 24 vjeç banues në Kuçovë, ndërsa është ndaluar në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Kreu i Policisë se Shtetit, Haki Cako ka konfirmuar zyrtarisht gjatë një konference për mediat se autori i dyshuar i vrasjes së komisarit Artan Cuku më 8 prill 2017 në ‘Rrugën e Kosovarëve’ në kryeqytet është personi i ndaluar Mikel Shallari. Cako tha se Mikel Shallari është ekzekutori i vrasjes së Artan Cukut.

Në datë 10 qershor është ndaluar Mikel Edmond Shallari, lindur në Kuçovë dhe banues në Qytet Studenti në Tiranë, i cili është autori i dyshuar vrasjes së Artan Cukut.

Roli i Shallarit është ekzekutor. Ka edhe persona të tjerë të shpallur në kërkim. Provat e administruara janë të konsiderueshme, vazhdojmë punën për dokumentimin e plotë.

Është person me precedent, i skeduar nga Policia e Shtetit.

Detajet e tjera i përkasin hetimit dhe do të zbardhen në një moment të dytë” deklaroi drejtori i Policisë Haki Çako.

Prokurori: Shallari vrasësi, por nuk dihet ideatori

Nuk e dimë nëse vrasja është bërë për hakmarrje, ideatorin e krimit ende nuk e dimë, mund të jetë Shallari, ose dikush tjetër, por këtë nuk e dimë.

Ai vazhdon që të mohojnë se është ekzekutor në këtë krim. Është marrë në pyetje, dhe i janë ofruar të gjitha indicient, ka një modifikim të qëndrimit.

I është ofruar bashkëpunimi më drejtësinë” u shpreh ai.


(Autori Mikel Shallari)

Në kërkim dy bashkëpunëtorët e vrasësit të Cukut

25-vjeçari i ndaluar është person me precedent penal, teksa ishte në monitorim nga policia prej disa muajsh para se të ndalohej, ndërsa vijon operacioni edhe për arrestimin e dy bashkëpunëtorëve të tij, pasi në krim kanë marrë pjesë tre persona.

Operacioni vijon dhe po drejtohet nga drejtori i policisë së Shtetit Haki Çako, për prangosjen e personave të tjerë.

Operacioni nga FNSH dhe RENEA filloi mëngjesin e sotëm në Tiranë te zona e Pallatit me Shigjeta, por në disa qytete, Shkodër, Vlorë, Durrës dhe në Fier.

Artan Cuku, 42-vjeç, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, u ekzekutua me armë zjarri në datë 8 Prill në mbrëmje.

Ai ka mbetur i vdekur në vend, pasi është qëlluar nga një distancë e afërt.

Cuku ka qenë pranë banesës së tij, në hyrje të pallatit, kur sapo u nda nga gruaja dhe dy fëmijët u qëllua nga dy persona të armatosur./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU