Arrestimi i Noizyt/ Flet motra e Stresit: Më erdhi keq për të, por…

Pak ditë pas ndalimit të reperit Noizy nga policia, pas videos me armë, ka reaguar motra e Stresit, e cila pasi policia shpalli në kërkim vëllanë e saj për videon ku qëllonte me armë, deklaroi e indinjuar se përse nuk ndalohej edhe Noizy.

Ndonëse Noizy kishte publikuar një video të njëtët disa ditë më parë, i njëjti urdhër ndalimi nuk ishte vendosur për të dhe këtë fakt e vunë në dukje shumë fansa të Stresi ndërsa më vonë reagoi edhe motra e reperit.

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Fatjona tregon se në fakt është ndjerë keq për ndalimin e Noizy-t nga policia.

“Unë nuk kam bërë asnjë denoncim naj Noizy-t, më erdhi keq për të, nuk duhet ta kishin ndaluar vetëm pse ndaluan vëllain tim, apo për të treguar diçka” ka thënë Fatjona.

Ajo shton se i ka ardhur keq për ndalimin, por e heq nga vetja përgjegjësinë, duke thënë se nuk shkoi askund te autoritetet për denoncim dhe se reagimi i saj ishte si ai i shumë komentuesve të tjerë.

Sipas saj, policia ishte e njëanshme në veprimet e bëra.

Pas shpalljes në kërkim të Stresit nga policia, Fatjona Lushja shkroi në rrjetet sociale së ne fund të videos është edhe ai tjetri Noizy , që gjuan me pistoletë ! Po ai pse nuk shpallet në kërkim?! Ndryrësirat as shanset nuk kanë ti afrohen. “ Por duket se qëllimi i motrës së Stresit nuk ishte të denonconte Noizy-n , po të tregonte njëanshmërinë e policisë,

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU