Arrestimi i deputetëve, ndryshon Rregullorja, roli i Prokurorisë dhe Kryeparlamentarit

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, duke mos hequr nenin, i cili forcon imunitetin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Ndryshe nga se u deklarua në mbledhjen e mëparshme të Komisionit ku u prezantua nisma, se neni 118, i cili flet për autorizimin për procedim penal ndaj deputetit do të hiqet, shumica parlamentare e votoi në parim draftin, duke e lënë atë siç u paraqit. Ndryshimi i këtij neni konsiston në mënyrën se si do të kërkohet procedimi penal ndaj deputetit. Në variantin që është ende në fuqi, theksohet se Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet shqyrton kërkesën që paraqitet nga Prokuroria për të filluar ndjekjen penale ndaj deputetit.

“Heqja e imunitetit bëhet nëpërmjet kufizimit të tij për vepra penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv, sipas Kodit Penal, në përputhje me vendimin përkatës të Kuvendit ose nëpërmjet heqjes së tij (autorizim për fillimin e ndjekjes penale), sipas kushteve dhe procedurave në këtë nen për të gjitha veprat penale”, thuhet në pikën 1 të nenit 118. Por drafti i paraqitur nga shumica e ndryshon formën që kërkohet autorizimi për ndjekjen penale ndaj deputetit apo vendosjes së masave shtrënguese të heqjes së lirisë. Drafti i shumicës thekson se Prokuroria duhet ta paraqesë me prova kërkesën për të hetuar apo ndalur një deputet dhe më pas, Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin merr vendim mbi bazën e provave, një praktikë kjo e ngjashme me atë që ndodhi me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori. Kërkesa përmban një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën”, thuhet në propozimin për ndryshim të nenit 118 të Rregullores së Kuvendit.

/a.meta/javanews.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU