Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit me burg në mungesë për Avdjol Dobin, 26-vjeçarin administrator të DH-Albania, kompania e cila fitoi dy tenderë me vlerë 30 mln euro nga ARRSH dhe OST me dokumente të falsfikuara.
Masa e sigurisë nga Gjykata është dhënë sot me kërkesë të prokurorisë. Avdjol Dobi është shpallur në kërkim policor që prej zbulimit të skandalit. DH-Albania fitoi lotin e parë të “Unazës së Madhe” me vlerë 18 mln euro, pjesë e segmentit nga Pallati me Shigjeta deri te Sheshi Shqiponja. Ndërsa nga OST mori tenderin 12 mln euro për linjën 120 kW Burrel-Peshkopi. Të dy tenderët e anuluan më pas.
/a.meta/javanews.al