Arratisja e të dënuarit në Vlorë, shoqërohen tre policë të burgjeve

VLORE- Prokuroria e Vlorës mbi bazën e informacionit të prokurorit të çështjes Saimir Smaka filloi veprimet hetimore për arratisjen nga gjykata e Vlorës të shtetasit Mikel Kasa.

Hetimet kanë filluar nga prokurorja dhe oficeri i prokurorisë që janë të gatshëm.

Janë shoqëruar tre punonjësit e policisë së burgjeve që kanë patur detyrën e shoqërimit të arrestuarit dhe do të kryhet arrestimi i tyre.

a.ç

 

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU