• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Armët kimike, Kalimashi, dekoderat…

by S M
11/09/2018 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Nëse ka tre fjalë të largëta nga njëra-tjetra, në të gjitha kuptimet, janë pikërisht këto të mësipërmet. Askush nuk arrin të gjejë një paralelizëm mes tyre. E megjithatë një i tillë egziston, sa i kamufluar aq edhe i fortë. Që të treja këto fjalë i bashkon e njëjta gjendje amullie dhe kaosi që është krijuar në ambjentin shqiptar rreth tyre, në një moment të caktuar.

Të jemi më të qartë. Ju kujtohet sesi në vjeshtën e vitit 2013, masa të mëdha protestuesish (në fakt ka qenë protesta më e paqtë që është parë në Tiranë prej dekadash), bënë që kryeministri Rama të anullonte planet për të sjellë në Shqipëri për demantim, një pjesë të stokut të armëve kimike siriane. “Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë proces”, deklaronte Rama në një dalje publike që ngjalli interes masiv tek shqiptarët. Ishte një operacion me risk të lartë imazhi, të cilin kryeministri që sapo kishte fituar zgjedhjet, e menaxhoi në minutën e fundit, por me pak kosto dhe me oratorinë e njohur.

Sot ndodhemi pesë vjet larg atij momenti pasionant për opinionin publik, ku shumëkush besoi se një e keqe e madhe po trokiste në derë. Ngjarjet e mëvonshme fatmirësisht nuk kanë pasur atë lloj përjetimi popullor, e nga ajo dallgë paqësore ka mbetur vetëm iluzioni naiv i opozitës që një ditë të mund të nxjerrë po aq njerëz në shesh. Për të rrëzuar Edi Ramën!

Gjithsesi ka një linjë logjike, një element bazë, një simptomë, që i lidh armët kimike, djegien e vend-pagesave të Kalimashit dhe çeshtjen e orëve të fundit me dekoderat dixhitalë. Dhe kjo është qasja kryekëput e gabuar e shtetit me opinionin publik, shpërfillja për të shpjeguar, njoftuar e paralajmëruar, gatishmëria e ulët dhe pandjeshmëria për të sqaruar e gjetur zgjidhje praktike, për të zbërthyer thelbin e situatave e problemeve, pasojat e tyre dhe rrugëdaljet prej tyre. Shihni çfarë ndodhi në të treja rastet: publiku u vu praktikisht para faktit të kryer, u llogarit keq (ose fare) impakti dhe reagimi popullor dhe ja fundi. Qeveria dhe institucionet futën kokën në rërë si struci dhe bënë prapakthehu!

Normativa europiane për kalimin në trasmetimet dixhitale është një realitet i konsoliduar prej disa vitesh në hapësirën e BE. Por kalimi nga sistemi analog në atë dixhital ka pasur kudo kosto. Për operatorët e tregut, por edhe për publikun. Kolapsi që krijoi në Tiranë dhe Durrës kalimi kaotik drejt sistemit dixhital, solli një situatë që përmbyti dyqanet e dekoderave me klientë të xhindosur (sa të kënaqur do kenë qenë dje operatorët që shesin aparate), dhe thuajse ndezi një tjetër zjarr politik në kryeqytet. Dalja e opozitës në orët e fundit me kërkesën për shtyrjen e kalimit në valë dixhitale, si dhe deklarata e Ramës për distancim nga vendimi i AMA-s e ktheu menjëherë në politike krizën e antenave, e kjo është mëse e kuptueshme për një ambjent si Shqipëria.

Problemi që shtrohet me rastet e përsëritura të kthimit pas të vendimeve të marra në nivel qeveritar apo institucional, përbën një epikrizë të vjetër të sëmundjes shqiptare: atë të keqinformimit të publikut për reformat, legjislacionin e ri, rregulloret dhe vendimmarrjet që prekin xhepat dhe jetesën e shqiptarit të rrugës. Kur shteti nuk i flet qytetarit te vet në mënyrë të përsëritur, tregon se s’ka kuptuar alfën e transparencës dhe të komunikimit me opinionin publik. Reagime masive si ai i armëve kimike, apo impulse agresive si ai tunelit të Kalimashit shënojnë më shumë dështimin e aftësisë për të komunikuar, sesa atë të vetë vendimeve konkrete të marra në të dyja rastet. Vazhdojmë të mbetemi një vend ku qeverisësit flasin shumë, por thonë pak. Me pasojat që të gjithë i kemi çdo ditë nëpër këmbë.

Next Post
Lushnje/ Tragjike, gjendet e varur në pemë 17-vjeçarja, nisin hetimet

Ksamil/ Gjendet një person i varur, dyshimet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e fuqishme në Iran, më shumë se 50 mijë njerëz të arrestuar nga autoritetet

Protestat e fuqishme në Iran, më shumë se 50 mijë njerëz të arrestuar nga autoritetet

February 3, 2026
Balla: Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Balla: Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

February 3, 2026
Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

February 3, 2026
Dalin detaje të tjera nga dosja/ Çfarë zbuloi laboratori italian për përmbajtjen e 2800 tonë mbetjeve të Kurum, si u falsifikuan faturat e shitjes

Dalin detaje të tjera nga dosja/ Çfarë zbuloi laboratori italian për përmbajtjen e 2800 tonë mbetjeve të Kurum, si u falsifikuan faturat e shitjes

February 3, 2026
Sherr i ashpër në BBV/ Rogerti humb kontrollin dhe ofendon rëndë Stenaldon, ai e pështyn në fytyrë

Sherr i ashpër në BBV/ Rogerti humb kontrollin dhe ofendon rëndë Stenaldon, ai e pështyn në fytyrë

February 3, 2026
“Territorialja”/ Salianji kritika për PD: Paradite thoni tjetër gjë, pasdite tjetër gjë! Duhet të shkoni në Komision me propozime konkrete

“Territorialja”/ Salianji kritika për PD: Paradite thoni tjetër gjë, pasdite tjetër gjë! Duhet të shkoni në Komision me propozime konkrete

February 3, 2026
Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën

Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën

February 3, 2026
Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

February 3, 2026
Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

February 3, 2026
“PD nuk është pronë e askujt”, Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

“PD nuk është pronë e askujt”, Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In