“Armët dhe Çunat” ngrenë në këmbë PD-në, Basha mbledh partinë: T’i mbyllim gojën Taulant Ballës

Është fakt që sa herë flitet në Kuvend për fëmijët e ish-kryeministrit Berisha, kryesisht për “Gërdecin” dhe librin e “Armët dhe Çunat”, doktori ikën nga salla. Se kapërdin dot. Mirëpo kjo nuk e ka penguar nënkryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, të dalë dhe lexojë para kuvendit faqe nga ky libër që prek direkt Familjen dhe specifikisht djalin e doktorit, Shkëlzenin. Ai madje ka premtuar se do lexojë çdo të enjte nga një faqe të këtij libri.14441107_1153112671400999_6208525388449881853_n

“Armët dhe Çunat” kanë ngritur në këmbë Partinë Demokratike. Burime për Lexo.al Brenda selisë blu thanë se sot është zhvilluar një takim i posaçëm pikërisht për këtë problem. Po sipas burimeveLexo.al mësoi se  mbledhjen e organizuar sot në PD e ka drejtuar vetë kryetari Basha i saj dhe dhëndrri i doktorit Jamarbër Malltëzi. Direktivat kanë qenë të qarta “Mblidhni çdo informacion për Taulant Ballën, duhet ta degjenerojmë”. Porosia ju është dhënë të rinjve të PD që të stisin çtë munden kundër tij, me qëllimin e vetëm që të ndalojnë Ballën se lexuari pjesë nga libri “Armët dhe Çunat”, ku Shkëlzeni është personazh kryesor.14449067_1153112661401000_3888544263682742503_n

Si ka mundësi që  një parti politike si PD arrin të kompleksohet kaq fort nga një libër i shkruar nga një shkrimtar amerikan dhe të organizojë mbledhje për një deputet socialist që thjeshtë e lexon atë? Kujtojmë që paragrafi që shihni bashkëngjitur është ai që ka alarmuar selinë blu, e që Balla e ka lexuar në Kuvend dhe postuar në Facebook. /Lexo.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU