Vetëm një ditë pas arrestimit të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve që vinte nga radhët e LSI, Dashamir Xhika për “shpërdorim detyre” , kanë dalë detjae të reja.
Mësohet se gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e tij janë gjetur 80 dosje me dokumete tenderash.
Xhika u kallëzua në Prokurori për abuzim me fondet në aksin Elbasan-Gjinar.
Ndërkohë me urdhër të prokurorisë u arrestuan Andi Toma , ish-drejtor i Përgjithshëm i ARRSH Dashamir Xhika, ish-drejtor i Përgjithshëm i ARRSH, Rexhep Tarba, mbikëqyres punimesh, Agron Hysa, administrator, Kujtim hysa, administrator.
Prokuroria dyshon se të gjithë këta persona kanë shpërdoruar detyrën, apo kanë vjedhur gjatë tenderimit të rrugës Elbasan-Gjinar dhe rehabilitimit të këtij aksi rrugor./a.m.