“Argjentinas, bij k…”. Medel e tepron dhe rrezikon dënim të gjatë

Gary Medel rrezikon një pezullim të gjatë me kombëtaren e Kilit, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Paraguajin, pas të cilit e humbi logjikën. Gjithçka është shkruar në raportin e arbitrit argjentinas Nestor Pitana.

Detajet e raportit i ka zbuluar Wigberto Duarte, sekretar i përgjithshëm i federatës paraguajane.

“Në minutën e 93-të nxora nga loja kapitenin e kombëtares mike (Kili), Gary Medel, numri 17, me karton të kuq direkt, për përdorim gjuhe fyese e vulgare, pasi më bërtiti me zë të lartë: “Argjentinas, bij kurvash”, shkruan Pitana.

Kartoni i kuq dhe fyerjet ndaj arbitrit mund t’i sjellin katër javë pezullim lojtarit të Kilit në ndeshjet kualifikuese për botërorin Rusi 2018.

d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU