Edgardo Bauza, trajneri i Argjentinës, ka mohuar raportimet e mediave se Lionel Messi e zgjedh vetë formacionin.
Mediat argjentinase kanë raportuar se Lionel Messi e zgjedh formacionin në përfaqësuesen e Argjentinës.
Por, traineri i argjentinaseve, Edgardo Bauza, ka mohuar raportimet e mediave se Lionel Messi e zgjedh formacionin.
“Ata thonë se Messi vë miqtë në ekipin e Argjentinës dhe e gjitha kjo është gënjeshtër. Kjo është një shpikje e mediave”, ka deklaruar Bauza për “DeporTea”, përgatiti “Express”. (b.an)