Ardian Ndreca: Berisha i rregullonte punët me ata që i zinin rrugën, kujtoni Remzi Hoxhën, Haklajt, Trebickën, Olldashin…

Studiuesi Ardian Ndreca në ditën e përkujtimit të krimeve të komunizmit ka bërë një shënim për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ata që refuzojnë një memoriam të tillë.

“Sot asht dita e përkujtimit të viktimave të stalinizmit dhe të nazizmit. Berisha ka ndërsye në rrjetet sociale kalina dhe zogj micash kundër N’Dritës që po mbahet në kampin e Tepelenës. Ai, po, po, ai që iu deshtën plot 18 vjet për nji rezolutë në parlament që të dënonte në letër krimet e komunizmit. Ai që gjyqin ndaj krimeve të regjimit enverist e ktheu në gjyq për shpërdorim kafesh. Pse ato punët e tija dinte me i rregullue mirë dhe shpejt ai, mjafton me kujtue Remzi Hoxhën apo Haklajt, Kostë Trebickën, Olldashin … e të gjithë ata që i zinin rrugën”, shkruan ai.

Parlamenti Europian në vitin 2008 miratoi një Deklaratë mbi shpalljen e 23 Gushtit si Dita e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU