Ne konkursin boteror te karikatures te zhvilluar ne Qipro, ku moren pjese rreth 348 karikaturist nga 64 vende te ndryshme te botes, u parapriten 802 punime. Karikaturisti Arben Meksi u nderua me çmim special. Ky konkurs trajtonte temen e ruajtjes se paqes ne bote, e shprehur permes simbolit te pemes se ullirit.
Ideja qe ka paraqitur autori ne kete punim, jane pemet e prera te ullirit dhe pellumbi i cili fluturon siper tyre me folene e lidhur pas trupit duke mbajtur ne sqep degen e ullirit, duke shpetuar keshtu simbolin e paqes.
Karikatura u vleresua jo vetem per mesazhin qe percillte por edhe per paraqitjen grafike te saj. Punimet e paraqitura ne kete konkurs, u vleresuan nga nje juri nderkombetare. Fituesit qe u nderuan me çmim, do te marrin pjese ne ceremonine e ndarjes se tyre.
Organizatoret e ketij konkursi, diten e dhenies se çmimeve sebashku me punet e ekspozuara, do te shperndajne dhe katalogun me punimet me te zgjedhura nga ky aktivitet.
Karikaturisti vlonjat ka marr disa çmime nderkombetare dhe eshte nga te paktet karikaturist qe perfaqesojne vendin tone ne kete gjini te artit tone pamor.