Arabi Saudite/ Princi dënohet me vdekje për vrasjen e një qytetari

Një pjesëtar i familjes mbretërore saudite, princi Turki bin Saud bin Turki bin Saud el-Kebir, është ekzekutuar për vrasjen e një bashkëqytetari gjatë një grindjeje në Riad.

Vrasja për të cilën është ekzekutuar princi ka ndodhur në vitin 2012, dhe çështja i ka kaluar të gjitha proceset gjyqësore, në fund të të cilëve princi është deklaruar fajtor dhe ka marrë dënimin kapital.

Njoftimin për ekzekutimin e princit e bëri Ministria e Brendshme saudite, ku thuhej mes të tjerash:

“Duke e njoftuar këtë, Ministria e Brendshme pohon për të gjithë se qeveria e Mbretërisë është e vendosur të garantojë siguri dhe drejtësi, e të zbatojë ligjin e Allahut kundër të gjithë atyre që i sulmojnë të pafajshmit.”

Njoftimi po ashtu kujton se, “ndëshkimi legjitim do të jetë fati i kujtdo që rreket t’i sulmojë njerëzit e pafajshëm dhe të derdhë gjakun e tyre”, shkruan Tesheshi.com.

Sipas agjencisë së lajmeve DPA, ky ekzekutim e çon në 128 numrin e personave për të cilët është zbatuar dënimi me vdekje gjatë këtij viti në Arabinë Saudite./a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU