Apple do të përdorë dronët për të mundur Google Maps

Apple raportohet se është duke planifikuar që të përdorë dronë për të përmirësuar aplikacionin e hartës e të konkurrojë denjësisht me Google Maps, transmeton koha.net.

Blomeberg raporton se Apple së fundi është duke mbledhur një ekip ekspertësh të robotëve e të të dhënave që të shfrytëzoj dronët për t’i përditësuar shpejt hartat.

Google e Apple, që të dy përdorin makinat e furgona të pajisur me kamera, por dromët do t’i mundësojnë Apple që të ekzaminojë e monitorojë rrugët, shenjat e rrugëve, zonat e ndërtimit e shumë më shumë, transmeton koha.net.

Krahas përpjekjeve të përdorimit të dronëve, Apple është duke zhvilluar një pamje të re të aplikacionit ‘Maps’, për të përmirësuar navigacionin në vetura. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU