Apple shet më pak telefona, por ka përfitime më shumë

Gjiganti teknologjik Apple ka shitur më pak telefona në tre muajt e fundit të vitit 2017, në krahasim me një vit më herët, por çmimi më i lartë ka kompensuar rënien.Kompania ka njoftuar të ardhura rekorde prej 20 miliardë dollarësh, pas shitjeve të suksesshme në Japoni dhe Evropë.

Rezultatet kanë treguar edhe “shkëlqimin” e parë të shitjeve të iPhone X, që kushtoi më shumë se 1000 dollarë kur doli në shitje, transmeton Albinfo.ch.

Teksa numri total i iPhoneve të shitur në periudhë ra për 1 për qind në krahasim me vitin e kaluar në 77.3 milionë njësi, iPhone X mbeti modeli më i suksesshëm i kompanisë. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU