Apple, kompania e parë me vlerë 1 trilion dollarë

Apple është kompania e parë publike në botë që vlerësohet 1 trilion Dollarë. Kjo vlerë u arrit mëngjesin e sotëm në Nju Jork pasi aksionet e saj arritën një rekord të ri duke u rritur mbi 207 Dollarë.

Kështu, Apple ka mundur rivalët e saj Amazon dhe Microsoft duke u bërë e para kompani që kap vlerën 1 trilion Dollarë. Që nga dalja në shitje e iPhone-it të parë në vitin 2007, aksionet e Apple janë rritur me 1.100%.

Apple është krijuar për herë të parë në garazhdin e bashkëthemeluesit Steve Jobs në vitin 1976. Në atë kohë, Apple ishte më e njohur për kompjuterët e saj Mac, përpara se të niste revolucionin me telefonat smartphone.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU