Apple fiton përfundimisht gjyqin 120 milionë dollarësh nga Samsungu

Gjyqi i dytë ndërmjet Apple dhe Samsung prapë shkoi në favor të Apple për 120 milionë dollarë, transmeton koha.net.

Samsung ka apeluar në shkurt për vendimin e parë kundër tyre, duke thënë se gjyqtari e ka kuptuar gabimisht procesin, transmeton koha.net.

Juria prej tre gjyqtarësh pastaj anuloi fitoren e Apple, duke thënë se një patentë nuk është shkelur nga Samsung, ndërsa dy të tjerat ishin të pavlefshme.

Apple pastaj ka mbledhur gjyqin për t’u rimarr me këtë rast, dhe të tre gjyqtarët të cilët anuan nga Samsung, nuk ja dolën që të fitonin asnjë aleat të vetëm.

Një dokument i lëshuar oret e fudnit ka treguar se Apple ka fituar bindshëm gjyqin, në një vendim të jurisë, 8 me 3 në favor të vetin.

Apple ka paditur Samsungun për vjedhje të mënyrës se si kthehen numrat në telefona e struktura të tjera softuerike të cilat bëhen linqe.

Po ashtu edhe për mënyrën e hapjes “slide-to-unlock” të pajisjeve të saja dhe karakteristikën e autokorrektuesit. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU