Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon ankimimin e Llallës, lë në fuqi sekuestron ndaj pasurive

Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon ankimimin e Adriatik Llallës, lë në fuqi sekuestron preventive ndaj disa pasurive te tij vendosur nga shkalla e pare. Sot ne dreke Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shqyrtoi verdiktin e datës 20 korrik të shkallës së parë, që vendosi sekuestro preventive ndaj disa pasurive të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.

Seanca u inicua pas një ankimimi të depozituar nga avokati mbrojtës i Llallës, zoti Sokol Hazizaj, por ndërkohë procesi u zhvillua në mungesë të avokatit mbrojtës, për sa kohë avokati ndodhet me pushime.
Në këto kushte, gjyqtari i gatshëm dhe që i ka rënë shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje, ka kërkuar asistencën e një avokati kryesisht, për të cilin ka qenë e vështirë të gjendet, për sa kohë shumica e avokatëve që gjenden në listën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë gjithashtu me pushime.

Aktualisht akuza përfaqësohet në shkallën e dytë nga prokurori Bujar Sheshi, ndërsa seanca drejtohet nga gjyqtari Idriz Mulkurti. Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla u vendos nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda menjëherë pas valës së akuzave që iu drejtuan atij, sapo dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë shqiptare.

Dorëheqja e tij solli në fakt edhe ndërprerjen e vetingut, që u bë gjithashtu shkak për të hapur një seance dëgjimore, nëse duhej apo jo të ndërpritej vetingu dhe sigurisht në këtë pkë ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla fitoi.

Tashmë problemet ndaj ish prokurorit Adriatik Llalla burojnë pikërisht nga godina e qelqtë, nga e njëjta godinë kur më herët ai drejtonte akuzën dhe gjatë analizave vjetore, u kërkonte këtyre prokurorëve, që të ishin më intesivë në hetimin e korrupsionit.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU