Anulohen zgjedhjet e 5 qershorit në Maqedoni

Me 96 vota pro deputetët votuan ndryshimet në kodin zgjedhor që nënkupton edhe shtyrjen e zgjedhjeve në afat të pacaktuar.

Iniciativa erdhi me propozim të BDI-së në seancën e Kuvendit të ditës së mërkurë, ku në rend të ditës ishte propozim ligji për ndryshimin e kodit penal, shkruan AM.

Përderisa, zgjedhjet e parapara të mbaheshin me 5 qershor, ishte konsideruar edhe antikushtetuese, sepse partia e Gruevskit ishte e vetme, pas vendimit të partive të tjera për mos pjesëmarrje. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU