Anketa/ 49 % e shqiptarëve vlerësonin Enver Hoxhën, Berisha: Keqardhje për ambasadorin e OSBE

OSBE publikoi një anketë e cila ka nxjerrë se rreth 49 për qind e të pyeturve mendojnë se Enver Hoxha ka pasur rol pozitiv ose asnjë rol në historinë e vendit.

Anketa ku janë pyetur 995 persona mbi 16 vjeç është zhvilluar nga Kompania “Idra” dhe u mbështetën nga Prezenca e OSBE në Tiranë dhe ambasada gjermane.

Por pas publikimit të rezultateve, ish-kryeministri Berisha ka sulmuar Edi Ramën dhe amabsadorin e OSBE Borchard. Sipas berishës, ambasadori ra pre e manipulimit të Ramë për “atin shpirtëror”.

Postimi i Berishës

Pollet e Edvinit per atin e tij shpirteror, nje manipulim i turpshem i realitetit!

Te dashur miq, dje, nje e ashtuquajtur kompani studimi te opinioneve, e lidhur historikisht koke e xhep me Edvinin, nxorri se shqiptaret ne mase te madhe paskan nje sipmati apo mendim pozitiv per Enver Hoxhen, diktatorin me mizor, me barbar te Europes se Pasluftes se Dyte Boterore.

Ne ekspozene e ketij trillimi te paskrupullt, te bere me qellim nga Edi Rama, per fat te keq asistonte si per ta bere me te besueshem dhe ambasadori i OSBE Brochard.

Me kete rast ju rikujtoj shqiptareve se ne pranveren e vitit 1991, lideret e partive te qendres se djathte te Europes nje nje deklarate te vecante cilesuan diktatorin Enver Hoxha si Hitlerin shqiptar te Pasluftes, dhe vetem pak kohe me vone nje studim opinioni nxirrte partine e Enver Hoxhes, PPSH, 24% para PD ne zgjedhje, nderkohe qe rezultati i votimit tregoi nje diference prej 42% ne favor te PD.

Duke denuar kete perpjekje primitive per te manipuluar opinioni publik nga Edvin Krisaq Rama me veglat e tij, theksoj dhe nje here se Piktori deshtak edhe po te ngjalle Enverin nga varri eshte i pashpres!

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU