Ankandi për bonot e thesarit, rënie rekord të interesave

Ankandi i parë i bonove të thesarit për vitin 2016, shënoi rënie rekord të interesave, duke ndjekur të njëjtën tendencë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në ankandet e zhvilluara të martën, bonot me maturim 12 mujor u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 2.21%, ndaj 2,54% qe ishte ne ankandin e muajit dhjetor 2015. Ndersa bonot me maturim 3-mujor, u emetuan me interes prej 1.99%.

Nga 11.2 miliardë lekë bono 12 mujore që maturohen këtë javë, u shiten vetëm 9.8 miliardë lekë. Ndërkohë, në ankandin e bonove 3-mujore u sigurua një hua në shumën e 7.7 miliardë lekëve. Në total, vlera e borxhit në dy ankandet e të martës ishte 17.5 miliardë lekë, nga 20.3 miliardë lekë të ofruar nga pjesëmarrësit në ankande.

Referuar të dhënave, interesi i bonove në këtë ankand shënoi rënie kundrejt ankandit të mëparshëm duke reflektuar politikën monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, e cila ka ulur normën e interesit, në nivelin minimum historik prej 1,75%.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU