Ankandet për obligacionet 2-10-vjeçare, Financat përcaktojnë muajt se kur mund të blihen

Shitja e letrave afatgjata të borxhit (obligacionet) është bërë tashmë një procedurë e zakonshme edhe në Shqipëri, teksa interesi për të investuar në këta tituj është rritur që kur interesat e kursimeve në banka kanë rënë. Ministria e Financave për t’iu ardhur në ndihmë të interesuarve ka zbardhur kalendarin e emetimeve të obligacioneve sipas periudhës së maturimit.

Ankandet për obligacionet:

– 2-vjeçare zhvillohen çdo muaj,

– 3-vjeçare zhvillohen në muajt Janar, Prill, Korrik dhe Tetor.

– 5-vjeçare zhvillohen në muajt Shkurt, Maj, Gusht dhe Nëntor.

– 7-vjeçare zhvillohen në muajt Mars, Qershor, Shtator dhe Dhjetor.

– 10-vjeçare zhvillohen ne muajt Janar, Prill, Korrik dhe Tetor.

Interesi për obligacionet paguhet çdo 6 muaj në datën përkatëse, mbi të cilin aplikohet tatimi mbi prej 15 %.

Shuma minimale e lejuar për pjesëmarrje në ankandet e obligacioneve në Lekë është 500.000 (pesëqind mijë) Lekë, ndërsa në ankandet e obligacioneve në valutë është 3.000,00 (tre mijë) Euro/USD.

Qeveria e Republikës se Shqipërisë, nëpërmjet ankandeve të organizuara nga Banka e Shqipërisë nxjerr në shitje bono thesari dhe obligacione, në Lek ose në monedhë të huaj.

Rezultatet për ankandet e bonove dhe obligacioneve shpallen të njëjtën ditë të organizimit të ankandit dhe publikohen njësoj si njoftimi.

Titujt Qeveritare janë të tregtueshëm. Kjo do të thotë se ato në çdo moment, deri në 1 ditë para maturimit, mund të shiten ose blihen lehtësisht në tregun sekondar.

Individët mund të marrin pjesë në ankandet e titujve qeveritare  nëpërmjet Sporteleve të Bankës së Shqipërisë (vetëm për bonot e thesarit në lekë) dhe nëpërmjet subjekteve te licencuara nga AMF, bankat e nivelit të dytë (si për bonot e thesarit dhe obligacionet në lekë dhe valutë)

Procedura për të marre pjesë në ankand nëpërmjet Bankës së Shqipërisë ndiqet si më poshtë:

1. Hapja e një llogarie Cash-i për pjesëmarrje në ankandin e bonove të thesarit, pranë një banke të nivelit të dytë

2. Derdhja e fondeve që do të investohen në llogarinë e Cash-it të hapur për këtë qëllim.

3. Marrja nga banka e nivelit të dytë e iBAN-it dhe vërtetimit për bllokimin e shumës për pjesëmarrje në ankandet e Bonove të Thesarit.

4. Paraqitja e iBAN-t të llogarisë së cash-it të hapur dhe vërtetimit për bllokimin e shumës për pjesëmarrje në ankandet e Bonove të Thesarit pranë sporteleve të Bankës së Shqipërisë për të hapur llogarinë e titullit pranë këtyre sporteleve, dhe për të plotësuar kërkesën për pjesëmarrje në ankandin e bonove të thesarit.

Procedura për të marrë pjesë në ankand nëpërmjet subjekteve të licensuara nga AMF është si më poshtë:

1. Hapja e një llogarie cash-i dhe titulli për pjesëmarrje në ankandin e titujve qeveritare, pranë subjektit te licencuar nëpërmjet se cilit kërkohet të merret pjesë në ankand. Derdhja e fondeve që do të investohen në llogarinë e hapur për këtë qëllim./ monitor/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU