Anglia mund 2-0 Suedinë dhe kalon në gjysmëfinale

Anglia ka fituar 2-0 ndaj Suedisë në “Samara Arena” dhe për herë të parë që nga viti 1990 rikthehet në gjysmëfinalet e kampionatit botëror.

Në një ndeshje të dominuar në çdo aspekt “luanët” e Southgate hodhën kandidaturën për të fituar trofeun dhe treguan limitet e kundërshtarëve skandinavë.

Kur u mbush gjysmëore lojë, Anglia shënoi golin e e parë, të katërtin me goditje standarte në këtë botëror, duke i thyer suedezët pikërisht në pikën e tyre më të fortë, luftën në ajër. Harry Maguire kërceu më lart se të gjithë dhe e çoi topin në rrjetë.

Më pas, kur kronometri tregoi një orë lojë, anglezët shënuan golin e dytë, sërish me kokë, nga Delle Ali, i cili shfrytëzoi shumë mirë një krosim të mrekullueshëm nga Jesse Lingard.

Anglezët do të ndeshen në gjysmëfinale me fituesen e përballjes së mbrëmjes Rusi-Kroaci.

***

Suedia dhe Anglia do të kërkojnë gjysmëfinalen e Kupës së Botës në ballafaqimin e sotëm në “Cosmos Arena” në Samara.

Kjo është hera e katërt në histori që Suedia arrin në çerekfinale të Botërorit, dhe për herë të parë që prej vitit 1994. Përballë do të ketë nëntë herë çerekfinalisten, Anglinë, në një ndeshje që nis në orën 16:00.

Suedia është dukur skuadër shumë solide që prej humbjes ndaj Gjermanisë në fazën  e grupeve dhe e ka ruajtur portën e paprekur në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Anglia, ndërkohë, humbjen e vetme në 14 ndeshjet e fundit e pësoi në fazën e grupeve kundër Belgjikës, me golin e vetëm të shënuar nga shqiptari Adnan Januzaj.

Formacionet zyrtare të skuadrave:

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU