Anglia ekstradon në Shqipëri vrasësin që ishte pjesë e listës së Interpol si “Most Wanted”

Autoritetet angleze lejojnë ekstradimin e shqiptarit Gjergj Çupi, i dënuar për vrasjen e dy personave dhe që më herët ka qënë edhe pjesë e listës së Interpol si “Most wanted” (më i kërkuar).

Historia e vrasjeve daton që në vitin 1992 dhe lidhet me përplasjen e dy familjeve Çupi e Ndreca në Kaçinar të Mirditës për motive hakmarrjeje.

Fillimisht vritet vëllai i Gjergj Çupit, Petrit Çupi. Asokohe, i pandehuri Mirash Ndreca u dënua me 22 vite burgim dhe vuajti dënimin deri në momentin që burgjet u hapën në vitin 1997. Mirash Ndreca u arratis ndërsa Gjergj Çupi duke përfituar nga situata kur popullsia u armatos nga hapja e depove të armëve, mori një armë dhe më datë 27. 07. 1997 ka kryer vrasjen me paramendim të Mirash Ndrecës në zonën e quajtur “Karburanti i vjetër” në qytetin e Rrëshenit. Si pasojë e plumbave mbeti viktimë edhe shtetësja Donika Kadeli ndërsa u plagosën Prend Perkeqi dhe Frrok Perkeqi.

Gjergj Çupi u shpreh se mori gjakun e vëllait të tij dhe u dënua për vrasjen me paramendim të Mirash Ndrecës dhe Donika Kadelit si dhe vrasje e mbetur në tentativë për Prend Perkeqin dhe Frrok Perkeqin. Autoritetet britanike e arrestuan Çupin në vitin 2005 ndërsa tanimë kanë vendosur ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. /Newsbomb/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU