Angelina Jolie është rrezikuar nga humbja e kujdestarisë fizike të gjashtë fëmijëve që ka me Brad Pittin, nëse ajo nuk ndërron mënyrën se si komunikojnë ata me babanë e tyre.
Sipas një raporti të gjykatës që e ka siguruar TMZ-ja, gjykatësi i rastit të shkurorëzimit të çiftit beson se është e dëmshme për fëmijët nëse Angelina vazhdon të ndalojë komunikimet me Bradin.
Gjykatësi gjithashtu ka marrë një vendim përmes të cilit i lejohet aktorit që të telefonojë fëmijët kurdo që ata dëshirojnë – pa pasur nevojë që Angelina të kontrollojë bisedën e tyre, transmeton Koha.net.
Për fëmijët e adaptuar ai ka të drejtë që të takohet me dy prej tyre për 10 orë ndërsa do t’i marrë për katër ditë kah mesi i muajit korrik.
Në fund të atij muaji Brad Pitt do t’i ketë në shtëpi për një javë.Për Maddoxin 16-vjeçar, ai do të vendosë vetë se sa kohë dëshiron të kalojë me babanë e tij. (b.an)