Ancelotti e pranon: Kupa mbetet objektiv i yni

Carlo Ancelotti ka thënë se Kupa e Italisë është një nga objektivat e Napolit për këtë sezon.

Napoli u kualifikuar në çerekfinale të Kupës pas fitores prej 2 me 0 ndaj Sassuolos, transmeton Koha.net.“Kupa e Italisë është një nga objektivat tonë për këtë sezon dhe do të japim gjithçka.

Me skuadrën që kemi në dispozicion duhet të luftojmë me të gjithë”, është shprehur Ancelotti për Rai Sport.Në çerekfinale Napoli përballet me Milanin, e kjo është një ndeshje emocionale për Ancelottin që kishte menaxhuar më parë “Rossonerët”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU