Ambasadori, ‘shuplakë’ opozitës: Në Austri, lajm kryesor ishte dhuna e protestës

Ambasadori austriak në vendin tonë, Johann Sattler është i mendimit se opozita shqiptare shpërdoroi një mundësi të mirë me dhunën që u pa gjatë protestës së të shtunës.

Me anë të një statusi në Twitter, Sattler theksoi se gjithçka tregonte për një “spektakël force qytetarësh të angazhuar”, derisa “fluturuan gurët”.

“Shqipëria del në lajmet austriake 3-5 herë në vit.

Dje ishte një nga këto raste, fatkeqësisht, dhe tema kryesore ishte dhuna.

Ishte një spektakël force qytetarësh të angazhuar derisa “fluturuan” gurët.

Mundësi e shpërdoruar. Sjellje jo e rrallë për opozitën aktuale”, shkruan Sattler në rrjetin social.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU