Ambasadori shqiptar në Uashington: Shtetet e Bashkuara? E pse jo edhe Rusia?

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Holandë e SHBA, Fatos Tarifa, ka deklaruar se nuk duhet të trembemi nga afrimi i marrëdhënieve të ngushta me Turqinë dhe Rusinë.

I ftuar në emisionin “Arena”, Tarifa tha se Rusia është një fuqi e madhe dhe Tirana duhet t’i mbajë marrëdhëniet me të.

 “Që Turqia është konsideruar partner strategjik, është gjë e mirë për mendimin tim, është një politikë vizionare.

Nuk e shoh në asnjë lloj shqetësimi një prani turke këtu dhe një marrëdhënie më të ngushtë.

Është një fuqi e madhe në rajon.

Unë nuk do të shihja me shqetësim as një riafrim me Rusinë.

Rusia është një fuqi e madhe.

Lordi Palmerson thoshte që popujt nuk kanë miqësi të përjetshme, kanë interesa të përjetshme”, deklaroi Tarifa.

Më tej Tarifa deklaroi se duhen ruajtur edhe marrëdhëniet me SHBA-në, mirëpo kujtoi marrëdhëniet e ngushta që shteti më i fuqishëm në botë ka me Arabinë Saudite, të cilin e cilësoi si një vend despotik.

“Ne duhet të nisemi nga interesat kombëtare, të cilat kërkojnë të ruajmë marrëdhënie të mira me fuqitë e mëdha, padyshim me SHBA-në.

Aleati më i ngushtë i SHBA-së në Lindjen e Mesme është Arabia Saudite, vendi më despotik që mund të gjesh.

Unë do të shqetësohesha për çdo inusencë që nuk i shkon për shtat interesave ekonomike dhe sociale të Shqipërisë”, u shpreh Tarifa.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU