Dita e sotme pritet të shënojë zhvillime të rëndësishme pasi për pak orë pritet ardhja e negociatorit të PPE-së David McAllister, i cili do të tentojë të ndërmjetësojë zgjidhjen e krizës politike. Nderkohe edhe 3 ambasadoret ai i SHBA, BE dhe OSBE kane nisur te bejne lëvizjet e tyre. Ambasadorja e BE-së, Vlahutin, ai i OSBE-së, Borchardt dhe ambasadori amerikan, Donald Lu janë duke zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Temë kryesore pritet të jetë ajo e negociatave pasditen e sotme. Ambasadori amerikan, Donald Lu zhvilloi dje një takim 45 minutësh me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Palët janë ende larg mes tyre dhe sot do të vendoset nëse ata do përafrohen, apo do të qëndrojnë larg në pole të kundërta.
ma.me