Ambasadori rus: BE do e detyrojë Serbinë që të njohë Kosovën

Ish-ambasadori kontrovers rus në Beograd, Aleksandr Konuzin, është shprehur i bindur se BE do të kërkojë nga Serbia që ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ai ka thënë se BE do të gjejë ndonjë formulë që këtë mos ta kërkojë në mënyrë direkte nga Serbia.

“Jam i bindur se BE do të kërkojë nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Është pyetje tjetër se si do të ndodhë ajo, ndoshta nuk do të jetë direkt. Por, gjithsesi se presioni do të rritet. Më duket se serbëve, në një mënyrë apo tjetër, do t’i përdorët asi lloj formule që në fund do të përkthehet si njohje faktike e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Konuzin për “Sputnik” të Moskës.
Sipas tij, këtë e dëshmon edhe fakti që Serbia si kandidat për anëtarësim në BE, vazhdimisht gjendet para presioneve të tilla, transmeton lajmi.net.
Duke folur për raportet mes Serbisë e Moskës, diplomati rus thotë se ato janë të mira, si rrjedhojë e bashkëpunimit shumëshekullor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU