Ambasadori britanik: Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndryshohen me plumba

Në një intervistë për emisionin ‘Frontal Live’ në T7, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’connell ka thënë se qeveria e Britanisë është kategorikisht kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për ndarje të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij kjo do të sillte precedentë të tjerë në Ballkan.

“Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndryshohen me plumba”- tha ai.

Ambasadori i Britanisë ka thënë se nuk e kupton ku është dallimi mes korrigjimit, apo shkëmbimit të territorit.

Sipas tij trajtimi i shqiptarëve të Preshevës nga qeveria e Serbisë duhet të jetë i barabartë me qytetarët e tjerë që janë atje. Madje Ruari O’connell ka thënë se shqiptarët duhet të pranojnë faktin që Lugina tashmë nuk është pjesë e tyre.

Ambasadori britanik ka deklaruar se normalizim mes Kosovës dhe Serbisë për momentin nuk ka, por marrëveshja finale duhet patjetër të sjell një gjë të tillë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU